Presidenti Barack Obama, gjatë një takimi të mbajtur dje me të rinjtë ka deklaruar se nuk i lejohet që të përdorë telefonat e kompanisë “Apple”, siç janë “iPhones”, për shkaqe sigurie edhe pse ai aktualisht përdor tabletët “iPad” po të së njëjtës kompani.
Sipas rrëfimeve të ish-kontraktorit të NAS-s, Eduard Snowden, kompania “Apple” mund të jetë një nga disa kompanitë teknologjike, e cila mund të ketë lejuar Agjencinë Kombëtare të Sigurisë (NSA), të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të futet tek serverat, duke bërë të mundur kështu përgjimin e telefonatave.
Obama luftoi për të mbajtur telefonin e tij “BlackBerry”, pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë, në vitin 2009. Ai tha se vetëm dhjetë persona e kishin adresën e tij personale të e-mail-it.
Kujtojmë këtu se as George W. Bush dhe as Bill Clinton, nuk e përdornin e-mail-in përgjatë kohës që ishin presidentë.
Friday, 06 December 2013 12:14