Uashington – Viti që vijon do të sjell ndryshime edhe më të mëdha nga ato në vitin 2011, deklaroi sot presidenti amerikan Barak Obama në urimin e Vitit të Ri deri te amerikanët.
“Ky vit ishte një periudhë i sfidave të mëdha dhe i përparimit të madh për vendin tonë. I dhamë fund një lufte dhe filluam që ta përfundojmë një tjetër. I shkaktuam goditje të vështirë Al KAedës dhe e përforcuam sigurinë në SHBA. gjithashtu i ndihmuam miqve tanë në mbarë botën gjatë kohës së katastrofave natyrore dhe revolucioneve”, theksoi Obama.
Ai shtoi se “nuk ka dyshim se viti 2012 do të na sjell edhe më shumë ndryshime”.
“Besoj se kemi mënyrë se si të përgjigjemi në këto ndryshime dhe do të dalim më të fuqishëm prej tyre”, theksoi presidenti amerikan.
Obama shtoi se ekzistojnë sinjale për ripërtëritjen e aktivitetit ekonomik të vendit edhe një herë premtoi se do ta mbrojë klasën e mesme, e cila është një prej temave të tij kryesore në fushatën parazgjedhore për zgjedhjeve presidenciale, të cilat do të mbahen më 6 nëntor të viti të ardhshëm.
Saturday, 31 December 2011 17:02