Tiranë – Presidenti Topi e falënderoi Presidentin Obama për mbështetjen e vazhdueshme amerikane për shqiptarët. Të dy presidentët janë shprehur në favor të realitetit të ri në Ballkan, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Presidenti Topi ka zhvilluar një darkë pune me presidentin e SHBA-së Barak Obama.
Gjatë këtij takimi, nga zyrat e shtypit e presidencës mësohet se Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka shprehur mirënjohje për përkrahjen amerikane ndaj kombit shqiptar.
Në veçanti kreu i shtetit shqiptar ka falënderuar homologun amerikan për mbështetjen që SHBA ka dhënë në favor të Shqipërisë për anëtarësimin në NATO.
Kreu i shtetit është shprehur në favor të vlerësimit të realitetit të ri gjeopolitik në Ballkan pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Takimi i dy krerëve të shtetit është zhvilluar në Varshavë të Polonisë në samitin e liderëve të Europës Qendrore dhe Lindore.
Friday, 27 May 2011 22:33