Washington – Presidenti amerikan, Barack Obama, nesër do të propozojë rritje të normave minimale tatimore për qytetarët e pasur të cilët fitojnë më shumë se një milion dollarë në vit, që të barazahen normat tatimore me klasën e mesme, publikoi “New York Times”.
Porpozimi do të kyçet në planin e tij për uljen e deficitit për dhjetë vitet e ardhshme.
Gazeta, duke iu referuar burimeve në administratë, vlerëson se ai propozim në kohën kur i ashtuquajturi super-këshill i Kongresit fillon të punojë në marrëveshje për ulje afatgjatë të buxhetit, presioni i Obamës ndaj republikanëve merr formë të re populiste.
Presidenti ka për qëllim ta quajë “Bafet rregull”, sipas Warren Bafetit, miliarder i cili disa herë e ka kritikuar sistemin tatimor, në të cilin të pasurit paguajnë më pak nga klasa a mesme, për shkak se të ardhurat nga investimet tatimohen sipas normës së ulët.
Nuk janë nxjerrë detaje për propozimin, por është e sigurt se republikanët do të kundërshtohen për shkak se vlerësojnë se me atë dekurajohen investimet, ndërsa kurrfarë plani për rritjen e tatimit nuk do të ketë sukses pa mbështetjen e tyre.
Propozimi për norma të reja tatimore ka të bëjë jo vetëm për 0,3 për qind të taksapaguesve, gjegjësisht të më pak se 450.000 njerëzve.
Sunday, 18 September 2011 12:05