Lajme Shqip Thursday, 06 October 2011 19:55

Washington – Ekonomia ka nevojë urgjentisht të “shkundet”, ndërsa kriza në Evropë mund të ketë ndikim real ndaj ekonomisë së SHBA-së në momentin kur tashmë është dobët, deklaroi presidenti amerikan, Barack Obama.

“Projekt-ligji për punësim do të mund ta përmirësojë gjendjen ekonomike, nëse situata në Evropë përkeqësohet”, shtoi Obama, duke bërë thirrje që t’i vihet fundi qorrsokakut politik në Kongresin amerikan.

Senati në mbledhjen e ardhshme duhet ta shqyrtojë projekt-ligjin për krijimin e vendeve të punës, në vlerë prej 447 miliardë dollarëve. Republikanët ndërkaq janë kundër rritjes së tatimeve për milionerët, kusht i cili është i kyçur në projekt-ligjin e demokratëve nga Senati.

Gjasat për rizgjedhje të Obamës në zgjedhjet presidenciale në vitin 2012 varen nga ulja e papunëssisë së madhe dhe jetësimit të ekonomisë amerikane.

“Nuk ka dyshim se ekonomia tani është më e dobët, se sa në fillim të vitit 2011. Me rëndësi është që të përforcohet besimi në SHBA dhe të ulen tatimet për bizneset e vogla, në mënyrë që të shmanget rreziku nga rënia e sërishme në recesion”, përmendi Obama.