Washington – Presidenti Barak Obama sot u dha nderime ushtarëve amerikanë për sakrifikimin e tyre gjatë luftimeve gjatë 10 viteve të fundit nga lufta në Afganistan, transmetuan agjencitë.
Obama bindi se SHBA-ja ndodhet në proces të përfundimit të operacionit në këtë vend, si dhe në Irak, dhe deklaroi se këtë e bëjnë me ndjenjën e përgjegjësisë.
“Para 10 viteve si përgjigje ndaj atentateve të 11 shtatorit vendi ynë hyri në luftë kundër Al Kaedas dhe mbrojtësit e saj talebanë në Afganistan”, përkujtoi Obama në deklaratën me rastin e përvjetorit.
“Bashkëshortja ime Mishel dhe unë iu bashkangjitemi të gjithë amerikanëve, që t’i përahëndetim këta gjysmë milionë burra dhe gra, të cilët guximshëm e plotësuan borxhin e tyre në Afganistan, që ta ruajnë sigurinë e atdheut tonë”, tha Obama dhe përkujtoi se në Afganistan e kanë humbur jetën 1.800 ushtarë amerikanë dhe shumë ushtarë të tjerë të koalicionit.
Ata e sakrifikuan jetën e tyre për sigurinë dhe lirinë tonë, deklaroi presidenti.
Në deklaratën Obama bindi se SHBA-ja është më afër se kurdo qoftë drejt fitores mbi Al Kaedan dhe rrjetin e saj.
Friday, 07 October 2011 19:48