Washington – Presidenti amerikan, Barak Obama sot deklaroi se marrëveshja që e arritën liderët e eurozonë i qetësoi tregjet botërore dhe se tani është me rëndësi që shtetet të qëndrojnë në implementim
in e marrëveshjes.
Obama, në fillim të bisedimeve me kryeminsitrin çek, Petër Neças, deklaroi se epilogu i krizës në eurozonë definitivisht do të ketë ndikim ndaj ekonomisë amerikane.
“Nëse Evropa nuk zhvillohet, si partneri ynë më i madh tregtar, kjo do të ketë ndikim ndaj kompanive tona dhe aftësisë sonë të krijojmë vende të punës, këtu në SHBA”, tha Obama.
Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Stavros Lambrinidis, në Uashington bisedoi me sekretaren amerikane të Shtetit, Hilari Klinton, e cila e përshëndeti marrëveshjen evropiane dhe planin kontrovers grek të kursimit.
Klinton deklaroi se ndryshimet dhe sakrificat të cilat i bën popullin grek janë të dhimbshme, por se në staza të gjata do t’i “ndihmojnë Greqisë dhe partnerëve të saj, e më së shumti fëmijëve dhe gjenratave të ardhshme të qytetarëve grekë”.
Lambrinidis e lavdëroi “rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe të dobishëm” të SHBA-së gjatë krizës.
Friday, 28 October 2011 10:29