Lajme Shqip Tuesday, 27 September 2011 07:39

Washington – Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se kriza e borxheve në Evropë “po e frikëson botën”, ndërsa akuzoi liderët e euro-zonës të mos kenë punuar në drejtim të zgjidhjes së shpejtë të krizës.

Duke folur të hënën gjatë një vizite në zonën e teknologjisë së lartë në Kaliforni- Silicon Valley, Obama tha se ekonomia amerikane ka pësuar rënie gjatë këtij viti për shkak të problemeve në botë-përfshirë Pranverën Arabe që çoi në ngritjen e çmimeve të energjisë dhe shqetësimet për gjendjen financiare të shteteve evropiane, veçanërisht Greqinë.

Kjo e fundit mbetet e rrezikuar nga dështimi që të mos jetë në gjendje t’i paguaj borxhet e veta deri në muajin e ardhshëm, nëse ky vend nuk shtrëngon masat ekonomike dhe nuk merr një paketë ndihmëse nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.