Washington – Presidenti amerikan, Barak Obama dje i ka kërkuar Kongresit amerikan që t’i japë aprovim për t’i konsoliduar ministritë në Qeverinë federale, të cilat janë përgjegjëse për tregti dhe biznes, në mënyrë që, sipas tij, të mund ta zgjidhë “konfuzionin e vjetër burokratik”.
Në deklaratën në Shtëpinë e Bardhë, Obama propozoi bashkim të gjashtë ministrive dhe agjencive, që praktikisht do të thoshte mënjanim i Minsitrisë së deritanishme të Tregtisë. Një nismë e tillë e presidentit-demokrat, sipas të gjitha gjasave, ka për qëllim që t’u kundërvihet tentimeve të republikanëve për ta prezantuar gjatë fushatës zgjedhore si ithtar të administratës së madhe.
“Me këto kompetenca do t’i ndihmoj bizneset që të zhvillohen, do t’i kursej kohë biznesit dhe do t’u kursej dollarë paguesëve tatimor”, theksoi Obama.
Në fjalimin e vet Obama theksoi se Qeveria e SHBA-së nuk është ajo për të cilën kanë nevojë amerikanët.
“Jetojmë në ekonominë shekullit 21, por akoma kemi qeveri të organizuar si për shekullin 20”, shtoi presidenti amerikan.
Saturday, 14 January 2012 08:30