Lajme Shqip Saturday, 24 September 2011 19:27

Itali – Dhe ja ku vjen nusja me vellon 1.8 milje të gjatë… Elena De Angelis ja arriti qëllimit që të tërhiqte vëmëndjen e të gjithëve ditën e dasmës së saj.

Asaj ju deshën 600 njerëz për t’i mbajtur vellon prej mëndafshi të bardhë, të gjatë 3.7 kilometra.

Ky eveniment tërhoqi vëmëndjen e qindra njerëzve që dolën në rrugët e Casal di Principe të Napolit, për të parë nusen që do të parakalonte me vellon më të gjatë.

Velloja e cila ishte 2 metra e gjërë ishte dizenjuar nga “Gianni Molaro Campania”, tashmë ka hyrë në Librin Gines të rekordeve botërore. (LajmeShqip.com)