Modelja e famshme Bar Rafaeli, është shprehur se nuk ndihet aspak mirë që pas ndarjes nga ylli i Hollywood-it Leonardo Dicaprio.
Ata janë ndarë në 2011-ën, ndërsa Leo menjëherë pas ndarjes kishte filluar të argëtohet me aktoren Blake Lively.
“Kam filluar të qaj pa kontroll. Nuk kam mundur t’i ndal lotët. Por ajo nuk po mund ta kuptoj se si është e mundur që mos të gjejë një të dashur, pasi mendoj se i përmbush shumicën e kritereve, të cilat duhet t’i ketë një femër për t’i pëlqyer një mashkulli”, – ka thënë ajo.
Më tej modelja ka thënë se ka ardhur koha që ajo të gjejë njeriun e zemrës.
“Ka ardhur koha që të gjej një të dashur. Nuk mundem më kështu. Jeta në vetmi është vërtetë monotone. Nuk dua vetëm lidhje për një natë apo për një javë. Dua një lidhje të përhershme. Nuk kërkoj shumë nga një mashkull, vetëm që të jetë i sinqertë, i hapur dhe argëtues. Kjo është e mjaftueshme për mua”, – ka shtuar modelja./sh.o/
Saturday, 04 January 2014 18:51