Damask- Në dhunën në Siri janë vrarë 62 persona, shumica prej tyre civilë, kumtoi sot grupi për monitoring të të drejtave të njeriut në Siri.
“Numri i civilëve të vrarë, emrat e të cilëve dhe rrethanat në të cilat janë vrarë janë konfirmuar, arriti 43 persona. Vetëm në qytetin Homs, në pjesën qendrore të Sirisë janë vrarë 33 civilë, mes të cilëve edhe nëntë fëmijë”, njofton organizata.
Në të njëjtën kohë janë vrarë edhe shtatë dezertorë dhe 12 ushtarë.
Sulmues të armatosur në Siri kanë rrëmbyer 11 pelegrinë iranianë, të cilët kanë udhëtuar me autobus nga Turqia deri në Damask. Në autobusin kanë qenë 49 iranianë, ndërsa sulmin e kanë kryer 11 persona të rinj. Udhëtarët e tjerë, mes të cilëve edhe gra, fëmijë dhe njerëz të vjetër janë liruar.
Kombet e Bashkuara publikuan se numri i viktimave në trazirat disamujore në Siri kanë tejkaluar 5.400 persona, ndërsa së paku 400 njerëz janë vrarë nga arritja e vëzhguesve ntë Ligës arabe në Siri më 26 dhjetor të vitit të kaluar.
Friday, 27 January 2012 15:32