Lajme Shqip Tuesday, 25 March 2014 15:34

Një i burgosur shqiptar ka vrarë me thikë rojën e burgut në Malandrino. Mësohet se, shqiptari ishte dënuar me burgim të përjetshëm dhe më herët ai ka parashtruar një kërkesë për të marrë lejë, se do të takonte nënën e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në burgun e Malandrinos, ku i burgosuri shqiptar me iniciale K.H, pas refuzimit të autoriteteve të burgut për t’i dhënë leje për të vizituar nënën e tij, ka kërcënuar me vdekje gardianët. “Nuk më lini të shoh nënën time do i marr jetën njërit prej jush”, mësohet të ketë thënë shqiptari.

Por, nuk është mjaftuar me kaq, ku kërcënimin e ka kthyer në vepër, duke sulmuar me thikë gardianin me iniciale G.T., i cili ka mbetur i plagosur rëndë. Sipas medieve greke shqiptari e ka qëlluar gardianin me një thikë të improvizuar. Mësohet se gardiani 46-vjeçar, babai i dy fëmijëve, është transportuar me urgjencë në spital, por s’ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka gjetur vdekjen. Autoritetet greke kanë shtuar masat e sigurisë nëpër burgje, për shkak të trazirave të ndodhura kohët e fundit./shekulli/