Justin Bieber është vonuar derisa është paraqitur në skenën e 02 Arena në Londër pë të hapur mbrëmjen ku duhej të performonte.
Qindra fansa të tij kanë mbetur “zemërthyer” për shkak të këtij veprimi, shkruan Daily Mail. Edhe prindërit e shumë fansave, të cilët, pa dyshim meqë bëhet fjalë për adoleshentë, janë prekur edhe xhepat e tyre shkaku i kësaj mbrëmjeje, kanë mbetur të frustruar.
O2 Arena e Londrës, ka kërkuar falje për vonesën e këngëtarit, por nuk ka dhënë detaje se pse ka ndodhur kjo. Këngëtari nuk ka arritur në skenë deri në 10:35 dhe kjo ka zhgënjyer fansat e tij, shumica e të cilëve edhe kishin rënë në gjumë.
Kjo është konsideruar si vepër jo e mirë nga ana e Justin dhe si mosrespekt ndaj fansave të tij.
Tuesday, 05 March 2013 10:04