Christine Bleakley dhe Frank Lampard, kishin planifikuar të martoheshin në qershor të këtij viti, në muajin kur edhe u fejuan në vitin 2011.
Mirëpo Daily Mail, duke u thirrur në burime të veta, shkruan se çifti mund të shtyjë datën e martesës, për shkak se nuk dihet e ardhmja e futbollistit Lampard ende.
“Ajo dhe Frank vërtetë kanë dashur të martohen këtë vit pasiqë janë fejuar gati qe dy vite. Ata e dinë saktësisht se çfarë lloj dasme duan mirë po tani për tani duket e pamundur. Ata tashmë kanë filluar të mendojnë se në cilin klub do të “rehatohet” Frank. Mendoj se më tutje gjërat do të jenë në rregull”, ka thënë burimi.
Sunday, 14 April 2013 11:42