Ushtarë të KFOR-it kanë vendosur sot në mëngjes një pikë kontrolli në rrugën alternative Novi Pazar – Leshak mu pranë vijës kufitare me Serbinë qendrore, ku po bëjnë kontroll rutinor të automjeteve.
Në këtë rrugë alternative, në vendin Tresav, ndodhen pjesëtarët polak të KFOR-it me pesë xhipa, të cilët, siç shkruajnë mediet serbe, që nga ora 9:00 e mëngjesit të sotëm janë duke kontrolluar automjetet të cilat po përdorin këtë rrugë për t’u futur në veri të Kosovës.
Në këtë rrugë, e cila e lidh veriun e Kosovës me Novi Pazarin, ushtarët e KFOR-it edhe më herët kanë pasur pika të ngjashme kontrolli, por shumë më në brendi të territorit të Kosovës, për dallim nga ky i sotmi që është farë pranë zonës kufitare. (LajmeShqip.com)
Thursday, 14 June 2012 11:59