Lajme Shqip Friday, 22 November 2013 14:27

Reperi nga Shqipëria, Noizy, duket se pas përfundimit të albumit të tij ka vendosur t’i përkushtohet bashkëpunimeve. Dhe, ai ka zgjedhur për këtë këngëtaren Enca Haxhia.

 Këngëtarja e re, krijuese e këngës mjaft të dëgjuar “Jepe Tash”, ka kaluar kohë në studio me top reperin nga Shqipëria, Noizyn.

“Duke punuar me Noizyn në këngën e re”, ka shkruar Enca në rrjetin social Instagram ku ka bashkëngjitur dhe një foto të reperit.

Telegrafi mëson se kënga është duke u punuar nga producentët e OTR, Durim Kid dhe A-Boom.

Noizy do të vijë me këtë bashkëpunim pas përfundimit me shumë sukses të albumit të tij “The Leader”.