Nju- Jork – Pas një dite të keqe, njerëzit janë më të prirë për të shpenzuar më shumë para, ka treguar hulumtimi i London Businnes School dhe i Universitetit Cornell në Nju Jork.
Për të shmangur fajin për shkak të parave të gatshme të shpenzuara, shumica përdorin kartela krediti dhe kështu i shërojnë frustrimet, shkruan Daily Mail. Kjo në njëfarë mënyrë edhe e shpjegon se pse në kohën e krizës ekonomike qendrat e mëdha të shopingut kanë shumë blerës.
Dhimbja psikologjike e shkaktuar me shpenzimin e shumave të mëdha të parave, tejkalohet me vetërespektin të cilin e fitojnë njerëzit me shkuarjen në shoping, kanë konkluduar hulumtuesit.
Për forcimin e egos, veçanërisht të mira janë sendet luksoze, për të cilat njerëzit janë të gatshëm të paguajnë edhe deri 30 për qind më shumë, nëse janë me disponim të keq.
Njerëzit, në 60 për qind të rasteve, më me qejf do të përdornin kartelat e kreditit se sa paratë e gatshme, çka mund të ketë pasoja katastrofale për konsumatorët e varfër.
Thursday, 26 May 2011 14:12