Nju-Jork – Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është mbajtur një minut heshtje në nder të viktimave të sulmeve terroriste, më 11 shtator 2001.
Gjatë këtyre sulmeve janë vrarë afër 3 mijë vetë. Momenti i heshtjes u mbajt në orën 8:46 minuta, sipas kohës lokale, koha kur para 11 vitesh ndodhi sulmi i parë me aeroplanët e rrëmbyer nga terroristët e Al-Kaidës kundër Kullave Binjake në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju-Jork.
Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Barak Obama dhe bashkëshortja e tij Mishel, mbajtën heshtje në nderim të viktimave.
Heshtje u mbajt edhe në Nju-Jork, në vendin ku ndodheshin Kullat Binjake.(LajmeShqip.com)
Tuesday, 11 September 2012 16:27