Lajme Shqip Tuesday, 31 May 2011 17:36

Nju Delhi – Së paku 28 persona e humbën jetën, pasi një autobus kishte rënë në një liqen në Indinë verilindore. Incidenti ndodhi pasi ishte rrënuar ura e drurit nëpër të cilën kalonte autobusi.

Në mesin e viktimave është një dhëndrr dhe të afërmit e tij, të cilët shkonin në dasmë. Autobusi ra në ujë nga një lartësi prej pesë metrash dhe u fundos, ndërsa njerëzit mbetën të robëruar në autobus.

Në vendin e fatkeqësisë arritën banorët local, të cilët patën sukses të shpëtojnë dhjetëra prej tyre, të cilët tani janë hospitalizuar.

Nga liqeni janë nxjerrë 28 trupa të pajetë.

India ka bilancin më të lartë në botë të viktimave në rrugë, kumtoi Organizata botërore e shëndetësisë. Në fakteqësi komunikacioni, brenda vitit vdesin së paku 110. 000 njerëz, para së gjithash për shkak të rrugëve jo të mira dhe automjeteve të vjetra.