Një vajzë e vogël nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që thuhet se kishte lindur me HIV, është shëruar pas një trajtimi të menjëhershëm me terapi standarde, kanë thënë doktorët amerikan.
Vajza nga Mississippi e cila tash është dy vjet e gjysmë nuk është trajtuar asnjëherë më parë pasiqë te ajo nuk ishin vërejtuar shenja të sëmundjes, shkruan BBC.
Shkenctarët kanë thënë se duhet të bëhen edhe disa teste në mënyrë që të shihet se a mund të bëhet një trajtim i ngjashëm edhe tek pacientë të tjerë. Nëse vajza do të ketë shëndet të mirë në të ardhmen, atëherë ky do të jetë shërimi i dytë në botë nga HIV/AIDS.
Monday, 04 March 2013 10:52