Saranda Hasani është një tjetër këngëtare nga Kosova e cila po synon tregun botëror. 16 vjeçarja e ka nisur mbarë karrierën muzikore në Suedi, vend në të cilin, ajo edhe ka fituar të drejtën të studiojë në fushën e këngës.
“Jam shumë e lumtur që pas një përpjekje të madhe arrita të bëhem pjesë e një shkolle profesionale siç është C4 Musikskolan, në Kristianstade. Ka qenë një konkurrencë shumë e madhe, kanë konkurruar mbi 150 vetë dhe janë pranuar shumë pak”, ka thënë ajo në një intervistë të cilën e transmetojnë media shqiptare.
Ajo ka shtuar se është e lumtur se në hapat e parë muzikor, ka arritur të mbledhë publik në disa vende të botës.
Monday, 11 February 2013 14:32