Lajme Shqip Thursday, 09 May 2013 11:17

Prishtinë – Me kërkesë të një prokuror të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), një gjyqtari i i EULEX-it në Gjykatën Themelore në Prishtinës ka urdhëruar një muaj paraburgim për Naser Kelmendin.

“I dyshuari u arrestua të marten në bazë të një urdhëri të lëshuar nga një prokuror i EULEX-it i PSRK-së, i cili ka iniciuar një hetim për këtë rast. Kelmendi është duke u hetuar, në mesin e veprave të tjera, edhe për krim të organizuar. Këto janë vepra të njëjta për të cilat ai akuzohet në Bosnje dhe Hercegovinë”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.