Lajme Shqip Thursday, 15 December 2011 19:30

Athinë – Të punësuarit në ndërmarrjet publike në Greqi sot ndërprenë punën për disa orë, për shkak të masave për kursime, të cilat kaplojnë uljen e pagave dhe të pensioneve.

Gjatë protestave nuk do të punojnë shumë shërbime publike, madje në spitalet shtetërore në gjendje gadishmërie do të jetë vetëm personeli për situata të jashtëzakonshme.

Protestat e sotme vijnë në momentin kur kryeministri Lukas Papadhimos bisedon me “treshen” për zbatimin e masave për kursime dhe kreditë e reja, me qëllim që vendi të shmang falimentimin.

Në kuadër të pakos për shpëtim të Greqisë, BE-ja në muajin tetor miratoi një pako të ndihmës financiare prej 130 miliardë eurosh, por parakushti për marrjen e kredive të reja është që të vendosen masa për kursime dhe të ulet deficiti në buxhetin shtetëror.