Ylli i reality show-it Kim Kardashian do të martohet këtë fundjavë me basketbollistin e New Jersey Nets, Chris Humphries.
Dasma do të organizohet në shtëpinë Santa Barbara, e cila do të shndërrohet në vëndin e ëndrrave të Kim. 30-vjeçarja do të sigurohet që kjo ditë të jetë e paharrueshme jo vetëm për të, por edhe për të ftuarit e saj. Nga fotografitë ajrore që janë bërë duket se ambjenti, pronë e CEO-s së Google, ka filluar të rregullohet. Në të është palnifikuar që të përfshihen 500 mysafirë.
Shtëpia e cila shtrihet ndërmjet gardheve të zbukuruar, ka në dispozicion 20 dhoma gjumi, të mjaftueshme për klanin e Kardashian dhe Humphries për t’u rehatuar.
Përpara disa ditësh Kim ka zbuluar p
ër publikun se gjatë festës së saj martesore nuk do veshë një fustan, por tre të dizenjuar nga stilistja e famshme Vera Wang! Ndër të tjera ajo i ka kërkuar të ftuarëve të saj që të vishen me të bardha ditën e madhe të së Shtunës.
Besohet se Kim dhe Chris kanë bërë një marrëveshje me median “People” për të qënë prezent në dasmën e tyre për të fotografuar, përkundrejt shumës prej 500 mijë dollarësh. Ndërsa ceremonia e tyre martesore pritet që të transmetohet në reality show-in e tyre, në muajin tetor. Mundësia e të vjedhurit të ndonjë fotoje është përjashtuar totalisht, pasi të ftuarit janë njoftuar që nuk do të lejohen kamera dhe telefona celularë. (LajmeShqip.com)
Thursday, 18 August 2011 16:43