Lajme Shqip Monday, 03 August 2015 10:45

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të votohen amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Deputetët sot kanë shansin e dytë për ti thënë PO apo për ta kundërshtuar përfundimisht themelimin e Gjykatës Speciale e cila do të gjykojë krimet e pretenduara se i ka kryer UÇK-ja.

Seanca për votimin e amendamenteve kushtuese që hapin rrugë për krijimin e kësaj gjykate ka nisur pak minuta pas orës 10:00, siç ishte paraparë nga kryesia e Kuvendit.