Nikozi – Grekët qipriotë, në mëngjesin e sotëm, dolën në vendvotime, ku po mbahen zgjedhjet parlamentare, në vigjilie të negociatave kyçe midis grekëve dhe turqve rreth përfundimit të ndarjes tridhjeteshtatë vjeçare të ishullit.
Rezultatet e para nga vendvotimet priten rreth orës 20, sipas kohës lokale, transmetuan agjencitë.
Zgjedhjet do të jenë test për koalicionin qeveritar në Nikozi, në krye me komunistët e presidentit Dimitris Hristofias dhe politikës së tij.
Njëherit këtë ishull, që ndodhet në Detin Mesdhe, e përfshiu kriza financiare botërore dhe qeveria po ballafaqohet me deficit të madh, i cili duhet të kontrollohet.
Sunday, 22 May 2011 13:41