Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq e ka falënderuar Ambasadorin rus në Beograd Aleksandar Çepurin pse Rusia nuk ka votuar kundër pranimit të Kosovës në UNESCO në Këshillin Ekzekutiv të kësaj organizate në Paris
Ai ka theksuar se ky akt është një konfirmim në mesin e shumë të tjerëve për miqësinë e vërtetë të Rusisë ndaj Serisë.
Nikoliq ka thënë se është i për pikëllim fakti pse bota është aq e ndarë rreth Serbisë.
Kryetari serb, transmeton Koha.net shkrimet e medieve nga Beogradi, ka shfaqur shpresën se në Konferencën e Përgjithshme do të votohet kundër pranimit të Kosovës në UNESCO.
Аmbasadori rus tha se vendi i tij po e përcjell me vëmendje situatën rreth kësaj çështjeje.
Thursday, 22 October 2015 19:05