Lajme Shqip Monday, 04 June 2012 16:10

Nigeri- Autoritetet e Nigerisë kanë njoftuar se 153 pasagjerë kenë vdekur, pasi aeroplani me të cilin udhëtonin është rrëzuar në një zonë të populluar, në Lagos të këtij shteti.

Raportohet se aeroplani, që po fluturonte nga kryeqyteti Abuxha për në Lagos kishte 153 njerëz në bord, nga të cilët nuk ka mbijetuar asnjë.

Raportohet se avioni kishte fluturuar ulët, para se të rrëzohej në pjesën qendrore të qytetit, ku edhe banon shumica e popullatës. Kompania ajrore nigeriane “Dana” konfirmoi rrëzimin e aeroplanit, por nuk dha detaje tjera. (LajmeShqip.com)