Lajme Shqip Friday, 16 December 2011 11:30

Këngëtarja 33-vjeçare, juriste e X-Factor USA dhe ish-lidere e grupit Pussycat Dolls, është mësuar të jetë kërcënuar nga një bandë e maskuar që i ka drejtuar pistoletën në fytyrë.

Ngjarja ka ndodhur pak para disa ditësh, rrugës kur këngëtarja sëbashku me kolegë të saj në makinën e saj, po udhëtonin drejt sheshxhirimit të klipit “Try With Me”.

I përshkruar si një moment tmerri ku dëgjoheshin vetëm ulërima, Nicole dhe të tjerët bashkë me të, kanë shpëtuar për fat pasi menjëherë ka mbërritur policia.

Xhirimiet e klipit do të bëheshin në Meksikë dhe ata ishin këshilluar edhe më parë për të bërë kujdes në atë zonë, por nuk i kishte shkuar ndër mënd që një gjë e tillë mund t’i ndodhte vërtetë asaj. (LajmeShqip.com)