Lajme Shqip Friday, 22 June 2012 11:15

Nicole Richie ka magjepsur gjithë botën me stilin e saj, prandaj nuk është aspak e çuditshme që tani rrezaton në kopertinën e revistës ‘Company’. Ajo ka arritur të transformojë veten në një ikonë të stilit, duke kryesuar në shumë evenimente me stilin e saj Bohemian.

Moda ka pushtuar një pjesë të madhe të jetës së saj.  Nënë e dy fëmijëve, modelia 30 vjeçare ka hapur  dy qendra të modës, të cilat synojnë të sjellin rroba që vishen çdo ditë, si dhe aksesorë të mahnitshëm që t’i gëzojë sa më shumë femrat.

‘House of Harlow 1960’ dhe Winter Kate ndihmojnë atë për të materializuar idetë e saja, të cilat janë unike dhe kanë fituar shumë fansa në mbarë botën.

Dizenjuesia tha që do fillojë të vështrojë në të ardhmen edhe tek ngjyrat dhe printimet e lëkurës së kafshëve, të gjitha të përziera së bashku, për dizajne sa më të bukura.

Revista ‘The British’ u mundua të zbulonte se çfarë mendonte ajo për ‘Modën Britanike’, e cila është mjaft e ndryshme me stilin dhe ‘Modën Amerikane’. Në lidhje me këtë Nicole është shprehur, “Vajzat britanike kanë një stil të veçantë të të veshurit. Janë të mrekullueshme!” (LajmeShqip.com)