Fotografia në të majtë tregon portretin e aktorit Nicolas Cage që nga roli i fundit në filmin e tij, ndërsa fotografia në të djathtë tregon një portret që i përket kohës së Luftës Civile Amerikane.
Një tregëtar i sendeve antike e ka nxjerrë këtë portret në ankand në eBay përkundrejt pagesës minimale prej 1 milion dollarësh. Shitësi aludon duke thënë se piktura vërteton që Nicolas Cage nuk është 47 vjeç, por një vampir i pavdekshëm.
Imazhi i njeriut që duket identik me atë të Cage-t, daton në vitin 1870. Fotografia i përket një burri nga Bristoli i Tennessee-s, të quajtur Jack Mörd.
Sipas tregëtarit ai është një vampir që mund të plaket deri në një fare moshe, ndoshta 70-80 vjeç dhe më pas Nicolas Cage do të vdes. Por në të vërtetë vampiri i pavdekshëm Nicolas Cage do të rimëshirojë veten e tij në ndonjë cep tjetër të botës, në një trup të ri dhe të gatshëm për t’ia nisur nga fillimi.
Tregëtari siguron duke thënë në eBay se: “Kjo nuk është ndonjë foto çfarëdo, apo mashtruese, dhe nuk është manipuluar në asnjë program fotoshopi apo diçkaje të ngjashme.
Kjo është fotoja origjinale e Jack Mörd që jetonte në Bristol, diku rreth Luftës Civile. Më vonë do të nxjerrë edhe foto të tjera të tij që tregojnë vërtetësinë e këtij njeriu.” (LajmeShqip.com)
Tuesday, 20 September 2011 12:19