Lajme Shqip Friday, 24 February 2012 12:20

Washington – Gjykata ushtarake ngriti akuzë kundër ushtarit amerikan Bredli Mening, i dyshuar për dhënie të dokumentave sekrete të Qeverisë amerikane për sajtin e Uikiliks.

Mening akuzohet për 22 pikë, duke përfshirë plaçkitje të pronësisë shtetërore, publikim të informatës zbuluese, mashtrime kompjuterike dhe ndihmë të armikut. Nëse shpallet fajtor, ai mund të marrë burgim të përjetshëm.

Gjykatësi nënkolonel Deniz Lind nuk caktoi datë për fillim të procesit.

Bredli Mening është arrestuar në maj të vitit 2010 në një nga bazat ushtarake amerikane në Kuvajt. Ai ishte analist i inteligjencës në Irak, dhe supozohet se  në mënyrë të paligjshme ka “shkarkuar” sasi të mëdha të informacioneve nga rrjeti kompjuterik ushtarak dhe u bë burim i informatave të Uikiliksit.