Lajme Shqip Monday, 16 January 2012 20:15

New York – Sipas një hulumtimi të bërë nga shkencëtarët amerikanë, kontrolli i peshës trupore ndikohet shumë nga mos ngrënia e vaktit të mëngjesit.

Sipas studimit të bërë në një grup njerëzish, njerëzit që e konsumojnë gjithnjë vaktin e mëngjesit, gjatë një viti kanë humbur 15 kilogramë, ndërsa ata që e kanë kapërcyer këtë vakt, në vend që të dobësoheshin, kanë shtuar kilogramët e padëshiruar!

Që ngrënia e mëngjesit është shprehi e shëndoshë tashmë e dëshmojnë edhe studimet shkencore!

Zvogëlimi me 5 deri 10 përqind të peshës trupore, do t’ju:

• zvogëlojë rrezikun nga vdekja e hershme në 20%
• ulë presionin e gjakut për më shumë se 10 njësi
• ulë nivelin e sheqerit për 50%
• ulë trigliceridet për 30%
• ulë nivelin e kolesterinës për 30%
• rrisë vetëbesimin dhe sukseset personale për 40%.