Si thua t’i shtoni pak pozitivitet ditës suaj me ngjyra më të gjalla dhe më të këndshme?
E kuqja e kombinuar me ngjyra të mbyllura dhe të hapura, nxjerr në pah bukurinë e çdo tipi të lëkurës. Kombinimi më klasik është ai, kuq e zi. Nëse dëshironi të dilni jashtë kombinimit neutral dhe nëse doni mund të provoni ta kombinoni me ngjyra të tjera; mund të zhyteni lirisht në oqeanin e fantazisë suaj dhe të krijoni një paraqitje perfekte.
Këpucët ngjyrë e kuqe, aksesorët e kuq, mund t’i kombinoni me këto trende sezonale të ngjyrave; ngjyrë hiri, krem, e bardhë, e verdhë.
Nëse keni një rast special ose ndonjë mbrëmje romantike, më besoni, fustani i kuq do të jetë zgjidhja e duhur për ju, sigurisht nëse ju pëlqen të jeni në qëndër të vëmëndjes!
Dhe për të plotësuar pamjen në mënyrën më të mirë të mundshme, aksesorët dhe këpucët duhet të kenë një ngjyrë më të ëmbël. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 17 January 2012 20:00 