Lajme Shqip Tuesday, 28 February 2012 09:00

Washington – Një ngjarje shokuese është shënuar ditën e djeshme në një gjimnaz të shtetit të Ohajos.

Një burrë i panjohur ka shtënë me armë në drejtim të një gjimnazi duke plagosur katër nxënës, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe hetimet mbi të janë në vazhdim.

Shkollat në rajonin e qytetit Shardon vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Në Shardon jetojnë rreth 5.000 njerëz.