Autoritetet në Shqipëri thonë se vërshimet e shkaktuara nga të reshurat e mëdha, i kanë dëmtuar rrugët kryesore, kanë shkaktuar ndërprerje të rrymës elektrike, ndërsa një shofer ka vdekur, pasi makina e tij ishte gëlltitur nga një lum me nivel të shtuar të ujit.
Ministria e brendshme e Shqipërisë tha sot se ky person 50 vjeçar, e ka humbur jetën afër qytetit të Vlorës, 150 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Tirana, raporton agjencia AP.
Të reshurat e mëdha gjatë dy ditëve të kaluara, kanë shkaktuar vërshime në Vlorë dhe Fier, ku afro 40 familje janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.
Në shumë rajone të pjesës jugore dhe perëndimore të Shqipërisë është raportuar për dëmtime të rrugëve kombëtare.
Monday, 12 October 2015 14:51