Lajme Shqip Thursday, 02 May 2013 16:03

Alicia Keys po shkelë në çdo cep të New Yorkut, për të xhiruar videoklipin e saj më të ri, për këngën “New Day”.

Fotografitë që janë publikuar nga mediat rozë, paraqesin një ekip të madh të angazhuar për realizimin e këngës në të cilën këngëtarja thotë “Bota po bëhet gati, për një ditë të re, për një ditë të re”, shkruan Capital FM.

Ndërkohë këngëtarja ka treguar se djali i saj Egypt është bërë shok me vajzën e Jay-Z dhe Beyonce, Blue Ivy.