Tiranë – Dita e nesërme shënon 130-vjetorin e lindjes së Fan Nolit, me rastin e së cilës busti i tij do të vendoset në qytetin e lindjes, Ibrik Tepe të Turqisë.
Busti, rreth 2 m e 80 cm i lartë, është realizuar në bronz nga Andrea Demçe, gjatë vitit 2010-të dhe do të vendoset në sheshin “Republika”. Ministri i Kulturës, Aldo Bumçi, studiuesi Nasho Jorgaqi dhe skulptori Demçe, janë nisur drejt Turqisë për të qenë të pranishëm në ceremoninë e përurimit të bustit të Nolit.
Busti për Fan Nolin u realizua me kërkesë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, përmes një konkursi të hapur nga Galeria Kombëtare e Arteve në shkurt të vitit 2010-të. Skulptori ka zgjedhur ta sjellë Nolin në moshë të mesme, pasi sipas tij, ky është imazhi i tij më i njohur.
Noli kujtohet si i pari që mbajti meshën në gjuhën shqipe në Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare si dhe për veprat, përkthimet, publicistikën, politikan, diplomat, etj.
Thursday, 05 January 2012 17:00 