Lajme Shqip Sunday, 25 September 2011 17:02

Katmandu – Një avion i vogël turistësh me 19 persona në bord është rrëzuar në Nepal.

Askush nuk ka mundur të shpëtojë nga ky aksident: 19 personat (16 turistë të huaj dhe 3 pjesëtarët e ekuipazhit) kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas mediave lokale, aksidenti, shkaqet e të cilit ende nuk dihen, ka ndodhur pranë kryeqytetit Kathmandu.

Reuters bën të ditur se avioni po kthehej në Katmandu nga Everesti.