Lajme Shqip Tuesday, 13 October 2015 01:19

Policia e Kosovës konfirmon se janë duke arrestuar disa persona që njihen si përgjegjës për situatën e krijuar sot e të cilët kanë dhunuar objektet shtetërore dhe kanë ushtruar dhunë ndaj forcave policore të Kosovës. Deri tash konfirmohen tetë persona të arrestuar.

Ndërkohë, Baki Kelani nga Policia e Kosovës konfirmon se janë nëntë policë të lënduar – tre prej tyre janë duke u trajtuar në Emergjencë dhe janë në gjendje të rëndë. Kelani na konfirmon se është edhe një qytetar i lënduar.

Për momentin konfirmohet një veturë e djegur e Prokurorisë së Shtetit. /KosovaPress/