Tiranë – Ministri i Financave, Ridvan Bode, gjatë vizitës zyrtare në Abu Dhabi-EBA, nënshkroi marrëveshjen e huas prej 50 milion dollarë me Fondin e Abu Dhabit të Zhvillimit (FADZH) për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Burimet zyrtare njoftojnë se gjatë takimit u shqyrtuan rrugët e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe, sidomos në fushën e investimeve dhe shkëmbimit të përvojave në fushën financiare dhe bankare.
Palët vlerësuan projektin, ndërsa vunë theksin në faktin se kontributi i FADZH duke financuar ndërtimin e Rrugës Tiranë Elbasan, synon forcimin e rritjes ekonomike dhe aktivizimin e lëvizjes së tregtisë në vendin tonë.
Huaja që akordohet nga Fondi i Abu Dhabit është pjesë e një financimi total prej rreth 300 milionë dollarësh për të tre segmentet e autostradës Tiranë-Elbasan. Shuma e financimit është 50 milionë dollarë, interesi ka normë vjetore prej 4.5 % dhe tarifa e menaxhimit është 0.5% norme vjetore, që aplikohet mbi shumën e disbursuar dhe të pashlyer të kredisë. Kredia ka një maturim prej 15 vitesh, duke përfshirë 3 vjet pa pagesë principali.
Tuesday, 20 December 2011 19:30