Fituesja e Çmimit Nobel, Nënë Tereza, është zgjedhur nga një kandidat amerikan për presidencën në vitin 2016, si zgjedhje e tij e preferuar për femrën që të jetë e stampuar në paranë 10 dollar, duke e përshkruar atë si një frymëzim për të gjithë.
Sugjerimi erdhi gjatë debatit presidencial republikan, ku të 11 kandidatët në podium u pyetën se cilën femër mendonin se ishte e përshtatshme të vendosnin tek 10 dollarshi.
Ky ridizajnim do të bëhet në vitin 2020 nga Departamenti i Thesarit.
“Ndoshta nuk është e ligjshme, por unë do të zgjidhja Nënë Terezën, zonjën të cilën unë kisha mundësinë ta takoja, një femër që jetoi më shumë për të tjerët se sa për veten”, tha guvernatori i Ohajos, John Kasich.
“Një inspirim për këdo kur mendon që donte të tjerët po aq sa veten,” tha ai gjatë zgjedhjes së preferencës së tij.
Ish-guvernatori i Floridas, Jeb Bush, zgjodhi ish-kryeministren britanike Margaret Theçer.
Friday, 18 September 2015 13:52