Mitrovicë- Situata në veriun e Kosoves është e tensionuar pasi KFOR-i dhe EULEX-I po tentojnë të inskenojnë ndonjë incident ka thënë Nedelkoviç.
“EULEX-i po vazhdon të ketë liri të lëvizjes në veri pa marr parasysh që vendimi ynë që liri të lëvizjes mund të ketë në momentin kur EULEX-i tërhiqet nga përkrahja për instalimin e institucioneve të Kosovës në veri. Jemi shumë të shqetësuar me vendimin e KFOR-it që na është thënë në takimin e Zveçanit nga ana e Adolf Konradit”-thotë Nedelkoviç.
Sipas tij “qëllimi është që në ditët e ardhshme të lejohet importimi i mallrave nga Serbia me peshë deri në 3.5 ton e jo më shumë, kjo do të thotë se aty mund të kalojnë edhe furgonat si dhe automjetet e vogla”.
“Në anën tjetër nga Kosova në Serbi mund të kalojnë kamionet me çdo peshë dhe pa asnjë problem dhe pa asnjë kontroll. Kur ketë e kam dëgjura, kam menduar se në anën tjetër të tavolinës nuk është përfaqësuesi i KFOR-it , por aty është Ministri për Tregëti në Qeverinë e Kosovës apo lideri i Vetvendosjes Albin Kurti, pasi ne na thanë se c’farë mundemi të sjellim nga Serbia”- ka thënë i pari i qarkut të Mitrovicës.
Sipas tij KFOR-i ka pranuar që kafshët nga Serbia të sillen në rrugë alternative dhe nuk do të ketë asnjë problem. Ky vendim është marrë nga institucionet e Prishtinës dhe neve na është dorëzuar nga KFOR-it me disa ngjyrime.
“Nëse vijmë deri tek zbatimi i këtyre vendime do të vijmë deri tek përkeqësimi i gjendjes së sigurisë në veri të Kosovës dhe shumë lehtë mundet shkojmë deri tek kthimi i barrikadave dhe ndërprerja e lëvizjës së lirë të KFOR-it. Ne nuk dëshirojmë dhe nuk do të lejojmë që të mbyllen hermetikisht rrugët alternative dhe kamionët të drejtohen në drejtim të Bërnjakut dhe Jarinjës dhe në këtë mënyrë institucionëve të Kosovës t’u mundësojmë që të fillojnë me zbatimin e marrveshjes për vulat doganore dhe me këtë të konstatohet se këtu janë pikat kufitare”- ka nënvizuar Nedelkoviç.
I ashtuquajturi kryeshef i qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviç, është shprehur pro referendumit dhe se qëndrimi i tij rreth kësaj çështje mbetet i pandryshuar përkundër presionit të madh që po bëhet nga ana e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare, Prishtinës, por edhe disa liderëve opozitarë nga Beogradi.
Ai kritikoi ashpër deklaratat e disa politikanëve serbë se liderët në veri të Kosovës janë duke pasqyruar qëndrime të kundërta me vullnetin e popullit, për shkak se ata janë gjoja nën trysninë dhe ndikimin e disa kriminelëve të cilët nuk janë duke lejuar integrimin e veriut në institucionet e Kosovës.
“Referendumi është mënyra më e mirë që në këtë moment të shihet a jemi vërtetë në rrugën e duhur, apo populli dëshiron diçka tjetër”, ka thënë Nedelkoviç, duke shtuar se referendumi është i domosdoshëm. Sipas tij, përmes këtij referendumi do të pengohet instalimi i institucioneve të Kosovës në veri, ndërkohë që do të ruhen institucionet e Serbisë në këto hapësira.
Ai mohoi pohimet se referendumi është në kundërshtim me interesat shtetërore të Serbisë. “Unë nuk shoh se jemi duke bërë diçka që pengon Serbinë për t’u inkuadruar në BE. Edhe për ne një gjë e tillë do të ishte më mirë dhe të gjithë serbët e Kosovës pa dallim do t’i gëzoheshin hyrjes së Serbisë në BE”, tha ai.
Thursday, 12 January 2012 18:13 