Tiranë – Organizata e Kombeve të Bashkuara festoi mbrëmë 66-vjetorin e formimit të saj në ambientet e hotel Rogn
er Hotel Europapark, në Tiranë.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryeministri Sali Berisha , kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto etj.
Në fjalën e saj përshëndetëse, koordinatorja e OKB-së në Tiranë, Zineb Tourni Benjelloun theksoi marrëdhëniet e mira me Shqipërinë.
Gjithashtu, ajo vlerësoi edhe nënshkrimin e marrëveshjes së sotme si një hap të madh në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.
Ndërsa ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto tha se Shqipëria do të vazhdojë të jetë një partnere dhe mbështetëse e OKB-së.
“Sot ne konstatojmë me kënaqësi se Shqipëria është një pjesmarrëse e aktive në çështje e reformës së Kombeve të Bashkuara për rritjene efektshmërisë dheefiçenës së saj në përballimin e sfidave globale”, theksoi Haxhinasto.
Kryediplomati vlerësoi edhe nënshkrimi i marrëveshjes së sotme duke shtuar se “ajo do të çojë më tej bashkëpunimin me OKB dhe do të rrisë efektivitetin e projekteve zhvëllimore të OKB-së që operojë në përputhje të plotë me strategjinë e qeverisë shqiptare për zhvillim”.
Tuesday, 25 October 2011 08:16