Lajme Shqip Friday, 27 May 2011 18:00

Strumicë – Nën moton “Strumica, transparencë, kreativitet” sonte në Strumicë do të hapet Festivali i shtatë ndërkombëtar i filmit Asterfest.

Njëri nga fitueit e sivjetmë të mirënjohjes së posaçme Asterfest, regjisori anglez Timoti Bajford, pasdite do të realizojë takim me adhuruesit më të ri të filmit në SHF “Vidoe Pdgorec”.

Në hapjen solemne, sonte në Shtëpinë e Kulturës, laureatëve të sivjetmë, Bajford, Laila Pakalnina, regjisore nga Lituania dhe aktorit nga Maqedonia, Salaetin Billall do t’u ndahen mirënjohje të nderit.

Pritet që gjatë hapjes, fjalim të mbajnë edhe kryetari i komunës së Strumicës, Zoran Zaev dhe ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska – Milevska, të cilët janë mbështetës të festivalit.