Lajme Shqip Tuesday, 24 January 2012 07:30

Strugë- Irritimi i shqiptarëve duket se ka nisur të japë frytet e tij. Një qytetar i ka vënë flakën flamurit të Maqedonisë para godinës së komunës së Strugës.

Derisa flamuri digjej, ai thërriste “Nëse vazhdoni kështu, ka për t’ju ndodhur edhe më keq”.

Pas aktit, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke e ndaluar 47 vjeçarin. Sipas Sektorit për Punë të Brendshme në Ohër, autori i veprës është Minir Ismaili, nga fshati Shum i Strugës.

Sipas të dhënave, Ismaili është marrë në pyetje rreth djegies së flamurit, por dëshmitarët njoftojnë se ai ka qenë i dehur gjatë këtij akti, dhe ka dashur të shprehë mllefin ndaj ofendimeve të tifozëve dhe hendbollistëve maqedonas, gjatë ndeshjeve të evropianit që zhvillohet në Serbi.