Lajme Shqip Friday, 09 October 2015 16:26

Një komandant i lartë i Rojeve të Revolucionit të Iranit është vrarë dje në Siri, “gjatë një operacioni këshillues” në rajonin e Aleppos, ka njoftuar përmes një komunikate kjo njësi elite e ushtrisë iraniane.

“Gjenerali Hossein Hamedani është vrarë nga terroristët e DAESH-it (akronimi në arabisht i organizatës xhihadiste “Shteti Islam” – ISIS)”, thekson komunikata e publikuar në faqen e Rojeve të Revolucionit, e cila megjithatë nuk tregon saktësisht se në çfarë rrethana ka ndodhur ky rast.