Damask– Siria ka liruar 755 të burgosur, që ishin përfshirë në trazirat kundër regjimit, ka bërë të ditur televizioni shtetëtror, ndërsa vëzhguesit arabë kanë zbarkuar në vatrat e krizës për të zbatuar planin e paqes.
“Të 750 të burgosurit që kanë qenë të përfshirë në incidentet e fundit në Siri, të cilët nuk i kanë pasur duart e përlyera me gjak sirian, janë liruar nga burgu”, është bërë e ditur në lajmet e televizionit shtetëror.
Në nëntor, Siria ka bërë të ditur se i ka liruar 1180 të burgosur tjerë.
Lirimi i të burgosurve është një nga kushtet e planit të Ligës Arabe, të miratuar nga Siria në muajin e kaluar për t’i dhënë fund krizës në vend.
Plani, po ashtu bën thirrje që t’i jepet fund shtypjes së protestave pro-demokracisë.
Wednesday, 28 December 2011 14:40