Lajme Shqip Friday, 30 September 2011 20:39

Damask – Forcat siriane të sigurisë kanë vrarë sot të paktën 24 demonstrues dhe kanë plagosur një numër të madh të njerëzve në protestat masive antiqeveritare pas lutjes të së premtes.

Në provincën Homs janë vrarë pesë njerëz dhe janë plagosur 32 ushtarë qeveritar. Sipas të dhënave nga spitali në këtë provincë, 12 e kanë humbur jetën dhe 30 demonstrues janë plagosur.

Në qytetin Hama janë vrarë tetë persona, ndërsa në qytetin Deraa – katër. Sipas banorëve lokalë shumë të plagosur vdesin në shtëpitë e tyre nga plagët ashtu që numri i të vrarëve është e mundur që të rritet.

Qyteti Rastan tashmë katër ditë është arenë e luftimeve midis njësive të presidentit Bashar al Asad dhe dezertorëve nga armata. Aktivistë nga Libani thonë se aeroplanë të regjimit i kanë bombarduar Talbisën dhe Rastanin. Mbi 250 tanke dhe transporterë të blinduar kanë gjuajtur ndaj qytetit Rastan, thonë nga organizata joqeveritare siriane.